Inter në “ankth”, dëmtohet Calhanoglu

schedule09:29 - 29 Mars, 2023

schedule 09:29 - 29 Mars, 2023

Inter është i shqetësuar për gjendjen e Hakan Calhanoglu, i cili u detyrua të dalë jashtë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 të Turqisë kundër Kroacisë në fund të pjesës së parë për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.

Mesfushori i zikaltërve u largua nga fusha me dhimbje me njërën dorë te këmba e majtë dhe me tjetrën duke masazhuar pjesën e brendshme të kofshës së këmbës së djathtë. Një lajm aspak i mirë për Interin që në prill do të ketë sfidën ndaj Benfikës për çerekfinale të Champions League dhe ndaj Juventusit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Calhanoglu pritet të kthehet në Itali për kontrollet instrumentale, të cilat do të japin një përgjigje më të saktë për shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit./ h.ll/abcnews.al