Zyrtari i ministrisë së Integrimit në Kosovë ka rezultuar negativ për koronavirusin. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu është shprehur:
“Rezultatet kanë dalë negative për zyrtarin të cilin kemi pasur dyshime, por duhet të kemi kujdes të shtuar. Kryeministri Kurti nesër do të del nga vetizolimi.”
Ditën e sotme kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se ishte futur në vetizolim, për shkak se kishte pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili kishte pasur po ashtu kontakt të ngushtë me një të infektuar me virusin korona.
Veç Kurtit në vetizolim është futur edhe stafi i ngushtë i Zyrës së Kryeministrit dhe ministri i Integrimit, Blerim Rreka dhe stafi i tij. /abcnews.al/