Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.
Rama gjatë fjalës së tij edhe një herë ka theksuar se integrimi dhe hapja e negociatave lidhet me ngërçin e krijuar nga vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. Kreu i Qeverisë ka shtuar se Shqipëria është përcaktuar në një pozicion të lidhur me Maqedoninë e Veriut. Megjithatë ai thotë se e ka informuar Varhelyin për Këshillin Kombëtar, që në rast se gjendja mbetet e pandryshuar edhe në këtë 6 mujor që ka Presidencën Franca, Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia.
“Deri në këtë takim të Këshillit Evuropian ne jemi që të dy vendet bashkë të hapen negociatat. Kemi diskutuar edhe për projektet e mëdha. Varhelyi ka ardhur dje nga Maqedonia dhe e ka parë vetë se distanca është e shkurtër dhe ka qenë mbështetës për korridorin 8 në rrjetin Europian. Pas këtij udhëtimi është edhe më i bindur dhe së shpejti ka ministrial të transportit në kuadër të BE të merret vendimi për investimin në Korridorin 8. Me mbështetje nga BE.” tha Rama. ./abcnews.al/