Mos votimin nga ana e opozitës të rezolutës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kryeministri Edi Rama e quan të qëllimshëm. Një veprim tha ai që socialistët nuk e bën edhe atëherë kur kishin bojkotuar parlamentin. Pas brakstisje së sallës nga Partia Demokratika fshihet frika nga ndëshkueshmëria u shpreh kreu i qeverisë.
Shpresa se votimi i rezolutës mbi raportin e këshillit evropian do t’i bënte bashkë të majtë e të djathtë u zbeh kur zunë vendet në sallën e parlamentit. Ndjesia e braktisjes kaploi kryeministrin Edi Rama që e mori fjalën pas boshatisjes së karrigeve nga opozita.
“Është një akt i pashembullt pabesie historike ndaj këtij vendi dhe këtij populli. I pashembullt, nuk ka një të dytë!”
Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë nënvizoi Edi Rama. Duke u kthyer pas në kohë kryeministri solli si shembuj votimin në unanimitet të rezolutës për liberalizimin e vizave pjesëmarrjen e opozitës socialiste në kohën kur vendi mori ftesën për t’u anëtarësuar në NATO. Ndërsa opozita e sotme kryen një akt tradhëtië ndaj vendit sipas Kryeministrit.
“Aktesh të pashembullta pabesie dhe tradhtie në histori, Shqipëria ka pasur plot, por një forcë e tërë, e organizuar dhe e votuar, që sillet si të ishte jo Partia Demokratike e Shqipërisë, që lindi me thirrjen “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, por si të ishte një forcë që për program ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme!”
Përtej habisë së shprehur për sjelljen më të fundit të Partisë Demokratike, kryeministri thotë se e di arsyen e ikjes së tyre në këtë ditë.
“Negociatat janë një problem shumë i madh për ta, sepse duke u çelur negociatat mbaron përfundimisht historia e pandëshkueshmërisë. Duke u çelur negociatat, vendi kalon nga një fazë ku mjaftonte të bënte ndryshimin e Kushtetutës, ndryshimin e të gjithë arkitekturës së sistemit të drejtësisë, ndryshimin e ligjeve që garantojnë pastrimin e sistemit të drejtësisë, në një fazë ku vendi duhet të tregojë se prokuroria e pastruar nga vetting-u dhe gjykatat e pastruara nga vetting-u funksionojnë si një pushtet që nuk i ndan njerëzit në të fortë e në të dobët, në të pasur dhe në të varfër, në të pushtetshëm dhe të pazëshëm, por si një pushtet ku gjithkush që ka shkelur ligjin, gjithkush që ka kryer akte në dëm të interesave publike, gjithkush që ka prekur pasurinë e shqiptarëve ndëshkohet. Ky është themeli i të gjithë kësaj përpjekjeje prej barbarësh në mes të Europës”.
Megjithatë optimizmin vazhdon ta ketë kryefjalë edhe pse mbeti vetëm mazhoranca në këtë seancë plenare.
“Unë kam shumë besim që në fund, Shqipëria dhe shqiptarët do t’ia dalin! Dhe kur them në fund, nuk them në fund të jetës tonë, por në fund të qershorit”.
Pas kësaj kreu i qeverisë vazhdon të argumentojë veprimet e demokratëve që kauzë përdor cështjen Xhafaj. Edhe një herë Edi Rama u thotë që e kanë gabim.
“Çfarë do mendoni për veten tuaj, kur kjo që unë them, të dali siç unë po e them dhe kur të mësoni që bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju? Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”.
Si rrjedhojë edhe thirrja për protestë e Partisë Demokratike duhet rimenduar sipas kreut të qeverisë.
“Mendojeni thjesht që të mos ju duket vetja të keqpërdorur me paralajmërim, sepse ky është paralajmërimi, që kjo është tallje. Që videopërgjimi është i fabrikuar si një videopërgjimi i dikujt që nuk është fare aty dhe që kjo e gjitha bëhet për të shkatërruar në metrat e fundit, rrugën për çeljen e negociatave. Kush nuk i do negociatat, po. Çdo shqiptar që nuk i do negociatat duhet të iki në protestë, patjetër duhet të bëjë çmos, të shkojë atje dhe të mos lëvizi që aty deri sa t’ia arrijë qëllimit, negociatat të mos hapen. Kush i do negociatat duhet ta dijë që me ose pa dashje shkon aty për të kontribuar për të kundërtën.” /abcnews,.al