Integrimi, BE mbështet Shqipërinë/ Nura: Ballkani për Brukselin, tashmë prioritet për shkak të zhvillimeve gjeopolitike

schedule18:21 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 18:21 - 27 Dhjetor, 2024

Ambicia e Shqipërisë për të hapur të gjithë grupkapitujt e anëtarësimit me Bashkimin Europian brenda 2025, për ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, jo vetëm është e realizueshme por nuk do të ndikohet as nga çështjet e pazgjidhura dypaleshe.

Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live”, gazetari Artur Nura, i cili u shpreh se Hasani paralajmëroi një jetë diplomatike intensive me synim integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se tashmë Ballkani për Brukselin, është prioritet për shkak të zhvillimeve gjeopolitike.

“Dy nga elementët që vura re unë dhe që janë të rëndësishëm, le të themi, që ministri Hasani po korrekton dhe ‘gabimet’ e paraardhësve të tij. Për shembull, hapja jo e rastësishme e ambasadës sonë në Portugali dhe jo rastësisht ndaloi me greqinë që është një nga instrumentet më të komplikuar për ta zgjidhur Shqipëria. Jo rastësisht ju iu referuat dy elementëve të rëndësishëm që është marrëveshja për pensionet, që është një kosto që duhet llogaritur si një kontribut i shqiptarëve atje. Zotit Rama i duhet të negociojë siç ka bërë me Italinë. Ne Italinë e kemi pasur si avokate të Shqipërisë për BE, por mesa duket dhe Greqia synohet për tu bërë një avokate e Shqipërisë për në BE.

Kemi zhvillime të rëndësishme gjeopolitike, në të cilat Ballkani për Brukselin është prioritet. Edhe në vende të caktuara nuk mund të pengojnë këtë prioritet për problemet e vogla bilaterale”, tha Nura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!