Instituti indian nis fazën e tretë të testeve klinike për vaksinën anti-Covid

schedule23:51 - 3 Gusht, 2020

schedule 23:51 - 3 Gusht, 2020

Një institut Indian ka marrë aprovim të hënën nga autoriteti qeveritar i vendit për medikamentet për të kryer testet klinike të “Fazës 3” të një vaksine të zhvilluar nga Universiteti Oxford në Mbretërinë e Bashkuar.

Instituti Serum i Indisë (SII), ka marrë miratimin nga “Drug Controller General of India” për të vazhduar me fazën e tretë të testeve klinike të vaksinës Astra Zeneca Covid-19 të zhvilluar nga Universiteti Oxford, në përpjekje për të shpejtuar zhvillimin e vaksinës në vend.

Lajmin e bëri të ditur, zyra e informacionit për shtyp të Indisë në një njoftim të hënën.

Testet  do të zhvillohen në gusht në Indi, tha Adar Poonawalla, shefi ekzekutiv i SII, për CNN.

Instituti synon të marrë një licencë për shpërndarje në nëntor për ta vënë atë në dispozicion të botës nëse testet rezultojnë të suksesshme. /abcnews.al/