Numri i veprave penale ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraardhës. Në raportin vjetor të publikuar nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar janë evidentuar gjithsej 35.175 vepra penale, 7,5 % më shumë së në vitin 2020.
Rritje të rasteve kanë pasur veprat penale dhuna në familje, krimet në fushën e drogës, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, vrasje me dashje, apo mashtrimi dhe vjedhja duke shpërdoruar detyrën.
Në vendin e parë renditet shkelja e rregullave të qarkullimi t rrugor, me 5.854 raste. Pasohet nga vepra penale e vjedhjes dhe krime në fushën e drogës. Gjatë 2021 janë kryer 61 vrasje, 9 më shumë se në vitin 2020.
Sipas INSTAT, grup-mosha me numrin më të lartë të veprave penale është 30-44 vjeç. Autorë të veprave penale më së shumti kanë qenë meshkujt, të cilët përbëjnë 93,8 %. Ndërsa në totalin e personave të dëmtuar për krime kundër personit, janë femrat dhe përbëjnë 27,8 %.
Përqindja më e madhe e tyre vihet re në krime seksuale, krime kundër moralit dhe dinjitetit si edhe krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Sipas INSTAT, rritje është vërejtur edhe në numrin e personave të burgosur. Gjatë vitit 2021, numri i të burgosurve është 4.956, 7,4 % më shumë se në vitin 2020. /abcnews.al/