“Inskenim nga shërbimi sekret”/ Ridvan Berisha: Çfarë fshihet pas arrestimit dhe dhunës ndaj politikanit serb

schedule16:27 - 5 Janar, 2024

schedule 16:27 - 5 Janar, 2024

Analisti Ridvan Berisha, në një intervistë në “Ballkan Update” në “ABC” foli për situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Analisti u ndal edhe tek lejimi i targave serbe nga kryeministri Albin Kurti, duke e cilësuar si një akt të fqinjësisë së mirë dhe se pas kësaj shtoi ai, vjen njohja e targave të Kosovës.

“Përtej historikut është më rëndësi që të rikthejmë në vëmendje qëndrimin e Cameron në Kosovë, që i ço një mesazh Serbisë, ku tha se një sulm do të shkaktonte një luftë të pashmangshme nga forcat e NATO-s, pasi NATO nuk do të tolerojë një luftë nga grupet kriminale në veri”, tha ai.

Sa i përket marrëveshjeve, analisti Berisha shtoi se tashmë po jetësohen në terren dhe se palët po zbatojnë ato pika për të cilat kanë rënë dakord.

Ndër për rastin e dhunimit të politikanit serb pasi ky i fundit vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Kosovë duke kërkuar edhe falje për krimet e luftës nga Serbia, analisti Berisha u shpreh se është një rast i dyshimtë.

Sipas tij diçka tjetër fshihet pas gjithë kësaj ngjarjeje, ndërsa thekson se dyshon që pas kësaj ngjarjeje qëndron një tjetër skenar.

BIA arreston politikanin serb;

Ridvan Berisha: Është një projekt i BIA serbe, dhe një inskenim i BIA serbe që ai të jetë prezent në Kosovë në çdo takim të rëndësishëm. Ky është një inskenim direkt për ta kamufluar Sanduloviç në një pozicion që do ta shohim më vonë. Gabimi ynë i madh është emocioni kur e kemi parë një serb duke u përkulur mbi varret e familjes së Adem Jasharit. Por skenari, mediatizimi kaq i madh në një kohë kur Serbia kontrollohet nga establishmenti i Vuçiç, për mua ngre dyshime. Që të gjejë shtrat për t’u integruar në Kosovë dhe të zhvillojë takime kudo në Kosovë. Rasti i Sanduloviç dallon nga rastet e tjera. Për mua ky rast lë shumë pikëpyetje për mënyrën se si është bërë dhe pavarësisht lëndimeve që ka marrë, për mu është rast i dyshimtë që nga momenti kur ka vendosur kurora lulesh dhe të kërkojë falje, është një taktike. Vë në pikëpyetje rrëfimin e tij dëshirën për të kërkuar falje”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!