Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit të sëmurit që vdiq nga koronavirusi

schedule08:37 - 7 Gusht, 2020

schedule 08:37 - 7 Gusht, 2020

Një infermier shqiptar  në Itali është arrestuar nga policia pasi akuzohet se i ka vjedhur kartën e bankomatit pacientit të prekur nga Covid-19.

41-vjeçari me banim në Boltiere u arrestua bashkë me të dashurën e tij 21-vjeçare.

Sipas autoriteteve italiane ngjarja e shëmtuar ndodhi në 13 mars, dhe shqiptari arriti të marrë plot 6,000 euro nga llogaria e të ndjerit.

Gjendja e pacientit me koronavirus u rëndua në 16 mars, ndërsa në 18 prill ai ndërroi jetë.

Familjarët e viktimës vunë re se të afërmit të tyre të ndjerë i mungonë paratë dhe bënë një denoncim në polici./abcnews.al