Infektohen nga Covid-19 dy mjekë në Fier

schedule10:20 - 13 Korrik, 2020

schedule 10:20 - 13 Korrik, 2020

2 mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë.

Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të shtoj me  3 numrin e personave te prekur në këtë qytet.

Një mjek anestezist i spitalit të Fierit ka rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, i cili ka paraqitur simptoma.

Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi.

Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Po ashtu një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren tamponët për kontaktet e afërta të tij.

Pozitive për koronavirus ka rezultuar edhe një grua tjetër, duke e çuar në tre deri tani, numrin e personave të prekur në Fier gjatë 24 orëve.  /abcnews.al