India tashmë ka tejkaluar Italinë sa i përket rasteve të konfirmuara me koronavirus.
Në një kohë kur Italia numëron 234,531 të infektuar me koronavirus, me rastet e reja të shtuara së fundmi, India nga ana tjetër numëron tashmë 237,754 raste të konfirmuara.
Lajmi vjen në një kohë kur vendi është në përpjekje për të lehtësuar masat kufizuese të menaxhuar pandemië. Gjithsesi, masat mbeten në fuqi në zonat më të prekura.
India tashmë po ngjitet në një periudhë të shkurtër kohe në tabelën e vendetave me më shumë raste të konfirmuara. Të shtunën vendi raportoi rreth 10,000 raste të reja me koronavirus në vetëm 24 orë. Kjo është shifra me e lartë që regjistron India në rang ditor.
Vendi po bëhet të hënën bëhet gati që të hapë shumë restorante, qendra tregtare, zyra dhe vendet e kultit. Ekspertët thonë se shkalla e testeve në Indi është e ulët, prandaj shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë. /abcnews.al/

