India ka regjistruar të dielën 19,906 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i të infektuarve që vendi regjistron brenda një dite.
Po ashtu, ministria e Shëndetit në vend njoftoi se u regjistruan 410 viktima, ndërsa totali i personave që e kanë humbur betejën me Covid-19 rritet në 16,095. Nga ana tjetër, totali i të infektuarve rritet në 528,859, ndërsa 309,712 është numri i personave të shëruar.
Shteti perëndimor i Maharashtra-s ka numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në vend ndërsa numëron 159,133 të infektuar. Maharashtra ndiqet nga kryeqyteti Delhi, ku numërohen 80,188 raste të konfirmuara.
Tashmë vendi pritet që të hapë një godinë “spitali Covid” me 10,000 shtretër për të trajtuar të sëmurët. /abcnews.al/