E gjithë vëmendja ka shkuar tek Amerika Latine sa i përket pandemisë, por India gjithashtu po raporton numër të madh të infektuarish dita ditës. Të mërkurën vendi konfirmoi 12,881 raste të reja me Covid-19, një shifër rekord kjo sa i takon rasteve ditore, sipas ministrisë së Shëndetit.
Në Delhi, kryeqytetin e vendit, ministri i shëndetësisë Satyendar Jain rezultoi që të ishte pozitiv për Covid-19 pasi nisi të shfaqte probleme në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë në fillim të kësaj jave.
Ndërsa Mumbai ka më shumë se gjysmën e rasteve të konfirmuara me koronavirus në shtetin Maharashtra, më i godituri në vend me mbi 100,000 të infektuar deri më tani.
Edhe pse numri i të infektuarve rritet dita ditës, India lehtësoi një nga masat më kufizuese të marrë në kuadër të menaxhimit të pandemisë. India është tashmë vendi i katërt më i prekur nga pandemia në botë. /abcnews.al/

