Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

India regjistroi 100,000 të infektuar me koronavirus në katër ditët e fundit

schedule09:09 - 14 Korrik, 2020

schedule 09:09 - 14 Korrik, 2020

Më shumë se 100,000 persona në Indi kanë rezultuar pozitivë për koronavrusin në vetëm katër ditë. Lajmin e dha Ministria e Shëndetësisë në Vend të martën.

Po ashtu, ministria njoftoi se vendi ka regjistruar 28,498 raste të reja me Covid-19 dhe 553 viktima në 24 orët e fundit. Me bilancin e fundit të regjistruar, numri i rasteve totale në vend shkon në 906,752 ndërsa ai i viktimave në 23,727.

Megjithatë jo të gjitha rastet janë aktive. Më shumë se 571,000 raste janë shëruar nga virusi, ndërsa ende të sëmurë me Covid-19 mbeten 311,565 të tjerë.

Në të gjithë vendin janë bërë më shumë se 12 milion teste, sipas Këshillit Indian të Kërkimit Mjekësor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!