India është vendi i gjashtë në botë më i prekur nga koronavirusi dhe situata nuk parashikohet që të përmirësohet edhe për disa muaj.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Delhi njoftoi të martën se ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në vend dyfishohet, kryeqyteti duhet të përgatitet për të paktën 550,000 raste deri më 31 korrik.
“Në do të na duhen të paktën 80,000 shtretër shtesë në spitale,” njoftoi Manish Sisodia pas mbledhjes që pati me Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive.
Mbledhja u bë të martën dhe u diskutua rreth situatës së Covid-19 në kryeqytetin e Indisë. Sipas asaj që njoftoi ministria e Shëndetësisë në vend, të martën vendi konfirmoi 29,943 raste të reja me koronavirus dhe 874 viktima.
Që nga fillimi i pandemisë, India numëron 268,139 persona të infektuar dhe 7,487 të vdekur. /abcnews.al/

