Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

India firmos në kohë rekord marrëveshjen për blerjen e vaksinës testuese ndaj Covid-19

schedule10:16 - 22 Korrik, 2020

schedule 10:16 - 22 Korrik, 2020

Vaksina e cila rezultoi efikase kundër Covid-19, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, do të testohet te qytetarët në Indi. Kjo raportohet nga mediat lokale të vendit që shkruajnë se partnerët indianë presin të marrin së shpejti të drejtën për të nisur testimet.

Vaksina është e sigurt dhe nxit një kundërpërgjigje të sistemit imunitar kundër koronavirusit , sipas rezultateve paraprake. Megjithatë, vaksina është akoma në një fazë zhvillimi dhe do t’i nënshtrohet një sërë testesh të tjera.

Aktualisht, Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë “Astra Zeneca” ka nisur prodhimin e miliona dozave, në mënyrë që të përballojë kërkesën globale sapo vaksina të jetë gati për shpërndarje në masë.

Instituti Serum, i cili është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, tha se mund të zgjasë deri në dy vite për të vaksinuar të gjithë njerëzit në Indi. Së bashku me popullsinë indiane, gjysma e stokut të vaksinave të prodhuar në Institutin Serum do të eksportohet – që do të thotë se nga afro 60 milion doza të bëra çdo muaj, India do të përfitojë 30 milion.

Deri tani, vetëm Britania e Madhe ka rezervuar 100 milionë doza. Duke shpjeguar situatën, nuk dihet se sa efektive do të jetë vaksina. Provat  mund të tregojnë vetëm nëse një vaksinë funksionon por se sa efikase është apo sa do të mbrojë të tjerët nga infektimi ende nuk dihet.

“Edhe vaksinat e tjera, janë 70 – 80 përqind efektive. Kështu që 2 nga 10 persona mund të infektohen nga koronavirusi.” “Por a do të të mbrojë vërtet vaksina? Vetëm koha do të të tregojë,” shtoi Poonawala.

Vaksina e Oksfordit është një nga më shumë se 100 vaksina që po zhvillohen në të gjithë botën dhe provat e para te njerëzit filluan më 23 prill.

I pyetur sesi u mor vendimi i rrezikshëm prej miliarda dollarësh, Z. Poonawala tha: “Ne thjesht e menduam si një përgjegjësi morale që ne duhet ta ndërmarrim dhe ishte një vendim prej vetëm 30-minutash ose më pak ku arritëm në  konkluzionin unanim që duhet të vazhdojmë përpara “./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!