Inceneratorët, Jorida Tabaku: Do dërgojmë në SPAK fakte shtesë për Erion Veliajn

schedule13:44 - 28 Shkurt, 2022

schedule 13:44 - 28 Shkurt, 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e cila është njëherazi kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët deklaroi sot në një konferencë me gazetarët se do të dërgojnë në SPAK fakte të reja për Erion Veliajn.

Tabaku tha se Veliaj është kapur në dëshmi të rreme gjatë raportimit në Komisionin Hetimor. Ajo deklaroi se Veliaj ka marrë përsipër angazhimin financiar të bashkive të qarkut të Tiranë.

“Sot menjëherë pas kësaj konference PD do çojë fakte shtesë në SPAK për Erion Veliajn. Ai ishte personi që dëshmisë së tij u kap në dëshmi të rreme.  Veliaj merr përsipër një angazhim financiar të bashkive të qarkut Tiranë për t’ia paguar koncesionarit. Veliaj zotohet se në rast se bashkitë e tjera dështojnë, merr përsipër të paguajë detyrimet edhe të bashkive të tjera të qarkut Tiranë.

Kjo është një shkelje e dyfishtë pasi ka marrë jo vetëm angazhimin për Tiranën pa thirrur këshillin bashkiak por edhe për bashkitë e tjera. Bëhet fjalë edhe për një fond tjetër shtesë. Anëtarët e Komisionit të Ofertave ngrenë shqetësimin se fondet e përdorura duhet të jenë subjekt i vendimmarrjes së Bashkisë së Tiranës. Një muaj pasi kontrata koncesionare është firmosur, Veliaj kalon në këshillin bashkiak buxhetin e ndryshuar për mbetjet”, tha Tabaku.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!