Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Idrizi për ngjarjen në Bularat: Ku është shteti shqiptar?

schedule20:53 - 30 Tetor, 2018

schedule 20:53 - 30 Tetor, 2018

I ftuari i parë i kësaj puntate të emisionit “Provokacija” nga gazetari Mustafa Nano ishte kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ai shprehu qëndrimin e tij mbi ngjarjen në Bularat, ku mbeti i vrarë ekstremisti grek. Gjithashtu u diskutuan dhe marrëdhëniet politike dhe historike ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

“Kur kam thënë që ishte një ngjarje e paralajmëruar unë kam qenë i bindur që bërja e varrezave të ushtarëve grekë, jo vetëm nga konteksti historik, do të ishte një provokim i madh edhe për shqiptarët edhe për grekët. Do të ishtë provokim sepse është bërë në kushtet jo të reciprocitetit, por dhe të dinjitetit kombëtar. Ato varreza janë bërë vend pelegrinazhi. Kur bëhet fjalë për varrezat e ushtarëve të rënë zakonisht vijnë pjesë si proces pajtimi pas luftrave. E para ëshë se ne nuk kemi qenë në luftë me Greqinë. E dyta është se ne kemi me Greqinë një ligj lufte nga pikëpamja formale. Prandaj duhet ta fillonim nga heqja e ligjit të luftës, e dyta të fillojë një proces pajtimi.”



Ndërsa për çështjen Çame dhe ngjarjen në Bularat, ku mbeti i vrarë ekstremisti grek ai u shpreh:

“Për çështjen Çame duhet dinjitet të shtetarit duhet reciprocitet për kërkimin e varreve, sigurisht duhet dhe argument, sepse unë nuk e shoh gjëkundi këtë argument. Rama pasi e përdori çështjen Çame si çakmak me Shqipërinë tani i uli, ndryshoi 180 gradë. Dje morëm vesh që Ministria e Jashtme greke thirri ambasadorin shqiptar për ngjarjen. Ishte për të gjithë shqiptarët e qartë edhe për opinionin publik që një njeri i marrë forcë nga fitorja e vorio epirit mori armën në mes të fshatit dhe qëlloi policinë. Shqipëria në këtë rast ishte e vonuar në identifikimin dhe në pranimin në territorin e Shqipërisë të elementëve të tillë desktruktiv. Si lejohet që ky person të vijë në Shqipëri, të armatoset, të vishet ma kamoflazh dhe të qëllojë fillimisht në ajër dhe më pas ndaj policisë. Duhet parandaluar. Në gjithë këtë histori pyetja është: Ku është shteti shqiptar?”

Gjithashtu u diskutua edhe për marrëdhënien që ne kemi me minoritetin grek në Shqipëri.

“Shqipëria i ka njohur që në vitin 1937 zonat minoritare në Finiq dhe në Dropull. Nuk ka pasur kurrë konflikte atje. Dhe vazhdimisht zhvendosej konflikti në Himarë ku ca bëheshin grekë e ca nuk bëheshin. Nuk ka pasur kurrë konflikt as në Dropull as në Finiq. Kanë pasur të gjithë të drjetat, të më thonë një të drejtë tjetër se do të dal unë ti mbështes. Janë mazhorancë, kanë gjuhën, zhvillimin, tabelat në gjuhën greke.”

Si përfundim Idrizi rrëfeu dhe se si duhet të zgjidhim konfliktet me Geqinë.

“Që të mos kemi konflikte me Greqinë duhet që të kemi dinjitet dhe reciprocitet dhe të mos pranojmë duart e forta të Greqisë, por argumentin. ”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!