Identifikohet 27 vjeçari shqiptar i ekzekutuar në Greqi, dyshimet e para

schedule10:40 - 26 Janar, 2021

schedule 10:40 - 26 Janar, 2021

Është identifikuar 27 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Greqi.

Viktima është Mario Metaj, i cili është qëlluar me pesë plumba në kokë ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Patras në vendin e njohur si kryqëzimi i Kourtesis, pas një sherri të ndodhur mes dy grupeve rivale.

Mediat greke bëjnë me dije se pas konfliktit  pasagjerët dhe shoferët që ndodheshin në dy makinat e ndaluara në kryqëzim kanë zbritur dhe në përleshje e sipër është qëlluar me armë zjarri i riu shqiptar.

Në media ndër të tjera thuhet se viktima ka punuar në industrinë e hotelierisë, dhe pëlqente shumë sportin, gjithashtu vëllai i tij punon në një dyqan të njohur të Heroes Politeknik.

Ndërkohë hetimet paraprake bëjnë me dije se dyshohet se Metaj ishte pjese e një bande dhe mund të jetë vrarë nga anëtarët e një bande tjetër të cilët dyshohet se mund të jenë shqiptarë.

I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!