Ide e çmendur nga Franca, PSG dhe Barcelona projektojnë një shkëmbim

schedule11:14 - 5 Tetor, 2019

schedule 11:14 - 5 Tetor, 2019

Në Francë besojnë te shkëmbimi i bujshëm. PSG dhe Barcelona po mendojnë për një ndërrim lojtarësh, që do i kënaqte të gjitha palët. Le10sport raporton se dy klubet e njohura po shohin mundësinë e një shkëmbimi midis Neymar dhe Antoine Griezmann.

Të dy sulmuesit nuk ndihen mirë në ekipet respektive dhe i tundon provimi i një aventure të re. Braziliani kërkon rikthimin në Katalunjë, ndërsa francezi do të pritej si mbret në Paris.

Neymar dhe Griezmann

Barça do duhet të paguajë edhe disa miliona euro në arkat e kampionëve francezë. Pro këtij shkëmbimi të bujshëm është edhe Leo Messi. Kapiteni i Barcelonës preferonte Neymar në vend të kampionatit të botës gjatë merkatos së verës. /abcnews.al