“I zgjidhte mirë viktimat”, ish-kreu i Teatrit Kombëtar në Greqi nën akuza për përdhunim të miturish

schedule10:31 - 23 Shkurt, 2021

schedule 10:31 - 23 Shkurt, 2021

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Greqisë ndodhet sot në pranga, i akuzuar për përdhunim dhe ngacmim seksual në në skenën e arteve të vendit.

Dimitris Lignadis, një figurë e njohur kulturore për aktrimin dhe regjinë e tij, u paraqit i prangosur para një prokurori publik të dielën ndërsa akuzohet për ngacmim seksual të dy të miturve, vite më parë. 56-vjeçari, i cili do të mbahet në paraburgim deri në pranimin e fajit të mërkurën, i ka hedhur poshtë ashpër akuzat.

“Ai mohon të gjitha ato që po i komunikohen,” deklaroi avokati i tij Nikos Georgouleas të shtunën në mbrëmje, duke konfirmuar që drejtori ishte dorëzuar vullnetarisht në polici pasi ishte lëshuar një urdhër për arrestimin e tij.

Më herët gjatë këtij muaji, Lignadis dha dorëheqjen si drejtuesi i teatrit kombëtar, pas një “klime toksike thashethemesh dhe rrjedhje informacioni” që qarkullonin rreth emrit të tij. Akuzat e fundit janë nga dy të rinj, që tashmë janë në të njëzetat.

Rastet me protagonist ish-drejtuesin e teatrit po bëhen publike në një kohë kur në vend po rrëfehen shumë figura të njohura, të frymëzuara nga lëvizja #MeToo.

Akuzat e rënda ndaj Dimitris Lignadis

Raportohet se Dimitris Lignadis gjithmonë kishte një rreth specifik të fëmijëve përreth tij , të cilët thuhet se ai i përdorte dhe i drejtonte edhe në marrëdhëniet që kishin me njëri-tjetrin.

“Kishte metodën e afrimit, tërheqjes, pushtimit. Faza e manipulimit rekreativ e ndiqte. Këta janë fëmijë që nuk kishin formuar karakterin e tyre, nuk ishin ekuilibruar në mjedisin e tyre shoqëror dhe familjar. Faza e tretë dhe e fundit ishte ajo e abuzimit fizik. Është një model veprimi që vjen nga shumica e fëmijëve me të cilët kam biseduar “, tha avokati i një prej viktimave.

Ai tregon po ashtu se i akuzuari kishte një instinkt të fortë se i zgjidhte viktimat e tij dhe vendoste si do të sillej me secilën prej tyre.

“Motivi i veprimit të tij kishte tipare të përbashkëta: Ishte magjepsja e teatrit, publiciteti që ai kishte, premtimet që do të bësh një karrierë të shkëlqyer me mua, dashuria e tij e shprehur, admirimi për personat e moshës 14-15 vjeç. Fëmijët kishin humbur aftësinë për të dalluar, nëse ishte e drejtë dhe e pranueshme të kishin një nivel të caktuar marrëdhënieje me personin që ishte shumë më i madh në moshë se ata. Ai i përdori ato dhe i drejtoi ata edhe në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin. Po flasim për një rreth fëmijësh që ai vazhdimisht i kishte pranë. Ai drejtoi jo vetëm në teatër, por edhe ata që iu afruan. Ai dha role specifike në jetën e tyre. Kam dëgjuar raste të fëmijëve që donin të bënin vetëvrasje. Procesi gjyqësor që kam ngritur përfshin edhe emrat e fëmijëve të tjerë,” tregon më tej avokati. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!