I vë flakën shtëpisë 42-vjeçari në Tiranë, dërgohet në spital i asfiksuar

schedule22:50 - 26 Maj, 2022

schedule 22:50 - 26 Maj, 2022

Një 42-vjeçar, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor i ka vënë flakën banesës së tij në Tiranë, mbrëmjen e sotme. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto”.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa. Si pasojë e flakëve, 42-vjeçari është asfiksuar, ndërs aështë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al