I skadon viza britanike, Roman Abramovich rikthehet në Rusi

schedule12:22 - 21 Maj, 2018

schedule 12:22 - 21 Maj, 2018

Presidenti dhe pronari i klubit të futbollit britanik Çelsi, Roman Abramoviç, është detyruar të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak se viza e tij britanike ka skaduar dhe rinovimi i saj po zgjat shumë.

Nuk ishte i pranishëm në finalen e kupës angleze, ku Çelsi i tij mundi Mançester Junajtid, dhe mungesa e tij kishte shkaktuar jo pak reagime. Tashmë shpjegimet janë bërë publike. Roman Abramovich aktualisht ndoodhet në Zvicër. Viza e tij ka skaduar dhe autoritetet britanike nuk e kanë rinovuar ende. Një i afërm i sipërmarrësit rus, u shpreh për Financial Times, theksoi se ministria e brendshme britanike nuk ia ka mohuar vizën, thjesht rinovimi i saj po zgjat pak si shumë. Si pasojë e kësaj, duke mos pasur dokumentacionin në rregull, Abramovich, që me një pasuri prej 9.3 miliard stërlinash figuron në vendin e 13 të njerëzve më të pasur në Britaninë e Madhe sipas Sandej Tajms, është detyruar të largohet nga vendi. Sipas mediave britanike viza e tij ka skaduar në muajin prill.

Deputeti konservator britanik Bob Selei u shpreh se kjo ngjarje mund të jetë një sinjal ndaj oligarkëve rusë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. /abcnews.al