I shpëtuan mizorive ruse, Princi Charles viziton qendrën e refugjatëve ukrainas në Rumani

schedule08:26 - 26 Maj, 2022

schedule 08:26 - 26 Maj, 2022

Princi Charles ka vizituar një qendër ku janë të vendosur refugjatët ukrainas në Rumani. Princi ka biseduar me ukrainasit, ndërsa është njohur edhe me vështirësitë e tyre dhe tmerret e përjetuara si pasojë e luftës ruse, shkruan CNN.

Gjatë ditëve të fundit, numri i refugjatëve të ardhur nga Ukraina ka qenë në rritje. Rumania ka mirëpritur një numër të lartë të refugjatëve. Sipas të dhënave nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët që nga 24 maji, rreth 972, 203 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Rumani.

Vizita e fundit e Princit Charles “pason një sërë angazhimesh të ndërmarra gjatë muajve të fundit në mbështetje të komunitetit ukrainas.

abcnews.al