I shënoi Paderbornit të Gjasulës, talenti Havertz: Një ndjesi fantastike!

schedule21:18 - 19 Janar, 2020

schedule 21:18 - 19 Janar, 2020

Kai Havertz është padiskutim një ndër talentet më të mëdhenj në Europë. Ylli i Bayer Leverkusen shënoi sot në takimin kundër Paderborn, duke ndihmuar skuadrën e tij të mposhtë ekipin e Klaus Gjasulës me rezultatin 1-4. Pas ndeshjes, Havertz foli për faqen zyrtare të klubit të Leverkusen, ku u shpreh:

“Natyrisht, ishte një ndjesi fantastike të gjeja rrjetën pas disa javësh mungesë, por kjo gjë nuk ishte kryesorja. Gjëja më e rëndësishme është që bëmë një ndeshje të madhe dhe arritëm të fitonim. Një ndeshje si kjo na motivon për të vazhduar me të njëjtin ritëm deri në fund të sezonit”, përfundoi Havertz.

Talenti gjerman është objektiv i shumë skuadrave të mëdha në Europë dhe nga java në javë, po bën ndeshje shumë të mira. Gjithashtu, Havertz po shndërrohet në një titullar fiks edhe me kombëtaren e Gjermanisë, e cila do të ishte një arritje shumë e madhe për të./abcnews.al