Një tjetër vrasje është regjistruar këtë martë në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.
Everest Çaka, 41-vjeç është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se 41-vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Silvana Çaka.
Lexo edhe: E qëlluan ndërsa ndodhej në makinë me një vajzë, humb jetën i riu në Elbasan
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vrasjes, ndërsa të afërm të viktimës janë tronditur nga ngjarja e ndodhur të cilët kanë shpërthyer në britma e lot.
Ambulanca ndodhej në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shpëtimin e jetës së të riut, por fatkeqësisht 41-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
/abcnews.al/