I riu i vaksinuar, shofer ambulance, Alimehmeti: Nuk e luan topi, janë personel shëndetësor

schedule21:56 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:56 - 23 Shkurt, 2021

Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me akuzat se shoferi i shefit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka marrë vaksinën jashtë protokollit të planifikuar nga autoritetet shëndetësore. Brataj tha se personi që është vaksinuar nuk është shoferi i tij por i Urgjencës Kombëtare.

Me anë të një komenti në postimin e Bratajt, Alimehmeti thekson se shoferët e ambulancave janë personel shëndetësor dhe vaksinimin e tyre me përparësi nuk e luan topi.

“Shoferet e ambulancave jane personel ndihmes shendetesor te padiskutueshem! Vaksinimin e tyre me perparesi nuk e luan topi!”, shkruan ai./mv.abcnews.al