I përplasi motori në Kuçovë, ndërron jetë njëra nga këmbësoret, tjetra në gjendje të rëndë

schedule20:50 - 22 Mars, 2022

schedule 20:50 - 22 Mars, 2022

Njëra nga këmbësoret që u përplas nga motori në Kuçovë pasditen e sotme ka ndërruar jetë. Abcnews.al raporton se viktima është Leme Mara, 72 vjeç.

Ndërkohë këmbësorja e dytë që u përplas nga motori ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Si rrjedhojë është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për shtetasen File Ahmati, 74 vjeç.

Shoferi i motorit ende i paidentifikuar pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur dy këmbësoret në mes të rrugës. /abcnews.al/