I moshuari 88-vjeç që ka dalë 14 herë në protestë kundër HEC-it: Do ngrihem edhe nga varri

schedule23:00 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 23:00 - 1 Dhjetor, 2020

(VETTING)- Në Kaçinar të Mirditës banorët janë në protestë prej disa muajsh. Ata janë të vendosur të ndalin punën e kompanisë që ka marrë leje për ndërtimin e 4 HEC-eve në Lumin e Shpërdhazës që përshkon 7 fshatrat e kësaj zone.

Ndrek Frroku është 88-vjeç dhe ka marrë pjesë në 14 protestat e zhvilluar deri tani. As mosha dhe as frika e koronavirusit nuk e ndalin. “Unë i lodhur pa masë nga pleqëria nuk mund ta duroja këtë pushtim kaq të madh. Unë kërkoj të na lënë ujin sepse këtë ujin ne e vëmë më në përdorim. Derisa unë të vdes. Vetëm për këtë punë nuk ka pushim për mua, Mund të çohem dhe nga varri për të kërkuar këtë të drejtë sepse po thahen bimët dhe gjithçka dhe po bëjnë të mos kemi më Kaçinar”, thotë Ndrek Frroku në VETTING në ABC.

Disa prej banorëve shprehen se pika e fundit do të jetë edhe gjakderdhja pasi sipas kanunit toka e grurit dhe ujit nuk lëshohen pa gjakderdhje.

“Përfytyro për një moment të gjithë bjeshkët e Mirditës sikur t’u merret çdo pikë uji dhe të futet nëpër tuba dhe të bëhet Hidrocentral. Është vjedhje, është korrupsion. Unë me këtë jetoj. Ne i kemi thënë fjalët tona por nuk e dimë sa do na marrin vesh. Pika e fundit është se nuk e lëshojmë pronën tonë deri në gjakderdhje. E ka pas kanuni që tokën e ujit dhe grurin nuk e lëshojmë pa gjakderdhje”, thonë banorët./mv.abcnews.al