I “mbijetuari” i fundit, Neymar kërkon largimin nga PSG

schedule12:16 - 8 Gusht, 2023

schedule 12:16 - 8 Gusht, 2023

Pas largimit të Lionel Messi dhe me “super yllin” francez, Kylan Maappe në prag largimi nga “gjigandët” francezë të PSG i vetmi i “mbijetuar” nga treshja e sulmit “MNM” mbetet “ylli” brazilian, Neymar, por duket se dhe “aventura” e këtij të fundit do të vazhdojë diku tjetër.

Sipsa raportimeve më të fundit nga prestigjiozja francez, “L’Equipe”, Neymar i ka kërkuar personalisht Presidentit Al-Khelaifi shitjen e tij, me vetë Presidentin që është dakord me largimin e “yllit” brazilian, vetëm nëse për këtë të fundit “derdhen” minimalisht 50 milionë euro.

Dëshira e brazilianit është të rikthehet te “katalanasit’ e Barcelona, por në gjendjen e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhet klubi spanjoll, transferimi nuk ka gjata të ndodhë, të paktën deri në këtë moment të merkatos. /i.m /abcnews.al