I kërkoi bashkëpunim Bebe Rexha, Eni Shehu i nxjerr sekretin këngëtarit: I dëgjova vetë

schedule21:38 - 2 Janar, 2021

schedule 21:38 - 2 Janar, 2021

Jurgen Pecnikaj, 25 vjeçari me origjinë nga Tropoja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Soiree me Jonida Shehun në ABC për t’i dhënë tjetër atmosferë studios me muzikën e tij me çifteli. Jurgeni është i njohur për talentin e tij në muzikë dhe që hitet botërore i shndërron në versionin më perfekt në çifteli.

Talenti i tij ka tërhequr edhe vëmendjen e Daddy Yankee dhe Bebe Rexhës, të cilët kanë shpërndarë videot teksa shfaqej Jurgeni duke performuar muzikën e tyre më çifteli. Pikërisht për këto suksese ai ka folur në Soiree, ndërsa Eni Shehu ka arritur të zbulojë edhe detaje të tjera që nuk i dinim për të.

“I kërkon Bebe Rexha bashkëpunim. Ia dëgjova unë chatet dhe voice-et. Bebe good choice (zgjedhje e mirë”, është shprehur eni Shehu. Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Jurgeni dhe e nënvizoi se dëshiron që të nxjerr çiftelinë edhe jashtë trevave të Shqipërisë.

Një bashkëpunim me Bebe Rexhën do të ishte fantastike. Daddy Yankee më ka publikuar remix-in e tij. E kemi detyrim se është instrumenti jonë dhe për mua është detyrim ta mësoj dhe t’ua promovoj të tjerëve”, ka shtuar Jurgen Pecnikaj./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!