Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I humbur prej disa muajsh, gjendet i pajetë një person në Korçë

schedule21:48 - 26 Prill, 2026

schedule 21:48 - 26 Prill, 2026

Një person i pajetë është gjetur në zonën e Çardhakut, në Korçë. Dyshohet se viktima Agim Dejo rezulton i humbur prej 6 muajsh.

Sipas informacioneve paraprake, nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Trupi është transportuar drejt morgut të Spitali i Korçës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të konfirmuar identitetin.



Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!