I hodhën në erë makinën, ngjarjet e bujshme që ka hetuar Albert Kuliçi

schedule09:00 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 09:00 - 21 Dhjetor, 2019

Makina tip “Volkswagen” në pronësi të prokurorit Albert Kuliçi është shpërthyer mbrëmë gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen “28 Nëntori”.

Tritoli është vendosur në pjesën e përparme të makinës. Ndërsa Kuliçi ishte edhe vetë në vendin e ngjarjes pas shpërthimit.

Prokurori shfaqet i qetç pas ngjarjes, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij në polici. Po ashtu jane sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë. Dyshohet se ngjarja ka të bëjë për shkak të detyrës së prokurorit. Mirëpo ende nuk ka detaje mbi dëshminë e tij në polici.

Kush është prokurori Albert Kuliçi?

Kuliçi me origjinë nga Tropoja, vitet e fundit ka pasur në dorë dosje të bujshme në Vlorë. Kështu Kuliçi ka hetuar çështjet duke filluar nga skandali i madh i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë u dënuan me burg.

Prokurori ka hetuar edhe koncesionin e parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.

Kuliçi ka hetuar edhe një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11 katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:45, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, automjeti tip Volskwagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër.

Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mjeti Volkswagen është në pronësi të shtetasit A.K, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq, prokurori Kuliçi nuk i është nënshtruar ende procesit të vetting-ut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!