I ekzekutuan të vëllain në sy të familjes, shfaqet për herë të parë në publik modelja shqiptare

schedule12:31 - 28 Janar, 2020

schedule 12:31 - 28 Janar, 2020

Modelja e njohur shqiptare Missé Beqiri është pshfaqur për herë të parë në publik, që kur vëllai i saj u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjeve në Londër.

Modelja dhe ylli i reality shoë-t “The Real Houseëives”, 33 vjeç, është fotografuar duke shëtitur me të birin Julian, 5 vjeç dhe vajzën River, 2 vjeçe, të hënën, pesë javë pasi vëllai i saj Flamur (Alex) Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje para familjes së tij.

Modelja shihej duke biseduar me djalin Julian, të cilin e ka me ish-burrin e saj, ish-yllin e Manchester United, Anders Lindegaard.

Ajo mban përdore edhe vajzën e saj River, të cilën e ka me të fejuarin Jake Hall, 29 vjeç.

Missé kishte në gisht një unazë që ia ka dhuruar partneri Jake. Siç raporton “MailOnline” ai i ka propozuar sërish asaj gjatë periudhës së Krishtlindjes, për të nisur një kapitull të ri në jetën e tyre.

Kj ka qenë një periudhë e vështirë për modelen pasi humbi të vëllain e saj./abcnews.al