Ekzekutimi i Besnik Hidës/ Ardian Ahmetaj kapet në Greqi, pritet ekstradimi

schedule08:57 - 10 Maj, 2025

schedule 08:57 - 10 Maj, 2025

Ardian Ahmetaj, autori i vrasjes së Besnik Hidës në Lushnje në vitin 2019, është kapur në Greqi, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Ahmetaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Për vrasjen e Hidës, Ahemtaj bashkëpunoi me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!