Maqedonia e Veriut dhe Britania e Madhe nënshkruajnë ne Londër këtë të enjte një marrëveshjen për partneritet strategjik me të cilën parashikohet që Shkupit t’i vihen në dispozicion kredi prej 6 miliardë eurosh për realizimin e projekteve kapitale në fushën e transportit, shëndetësisë, arsimit, energjetikës, teknologjisë dhe mjedisit.
Marrëveshja firmoset nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski dhe ministri britanik i Ekonomisë Geret Tomas.
Ndërsa pjesë e delegacionit janë edhe zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit Vesna Janevska dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Sinisha Ivanovski.
Disa prej projekte konkrete hekurudha e shpejtë e korridorit 10 prej Tabanoc në Gjevgjeli, i dyti është rikonstruimi dhe ndërtimi i spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip dhe i treti ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë bashkë me Shtëpinë Studentore në Shtip.
Ndërkohë Mexhiti, pas takimit në Londër me përfaqësues të Instrumentit për Mbështetje të Financimit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar deklaroj se me marrëveshjen parashikohet edhe pastrimi i mbetjeve të rrezikshme.
Marrëveshja paraprakisht është miratuar në Qeveri, ndërsa për të hyrë në fuqi, duhet të ratifikohet në Kuvend. Ndërkohë, ende nuk është e qartë se çka duhet të ofrojë në këmbim Maqedonia e Veriut per te marre kete kredi, ndersa mediat vendase flasin se ne diskutim jane ngritja e kampeve per emigrantet e paligjshem.