TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka renduar pozitat penale te kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Përveç veprave penale të korrupsionit e pastrimit të parave për të cilat u arrestua në shkurt të këtij viti, SPAK e akuzon edhe për fshehje ose refuzim për deklarim të pasurisë.
Bëhet fjalë për një banesë në zonën e Kodrës së Diellit që rezulton në pronësi të Veliajt dhe bashkëshortes se tij Ajola Xoxës e cila me urdhër të SPAK është vendosur në sekuestro.
Pak dite me pare përmes avokatëve te tij mbrojtës Veliajt dorëzoi rekurs ne gjykatën e lartë ku kërkon heqjen e masës arrest ne burg.
Prej datës 10 shkurt kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet I arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, por tashmë do të përballet edhe me akuzën tjetër të fshehjes se pasurisë.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Bani që pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Edhe në seancën e mbajtur 2 ditë më vonë në 12 shkurt për vleftësimin e masës së arrestit të dhënë në mungesë ndaj Veliajt, ky i fundit përmes avokatëve ofroi edhe garanci pasurore në këmbim të lirisë por, u refuzua nga gjykata.
Të njëjtin vendim dha edhe gjyqtari i Apelit Engert Pellumbi që sërish refuzoi kërkesën e avokatëve të Veliajt për lirimim e tij nga qelia.
Nga hetimet ka rezultuar se Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të, për përftimin e shumave monetare.
Për të njëjtën dosje po hetohet edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa që përveç dy veprave penale te korrupsionit dhe pastrim të parave po hetohet në gjendje të lirë edhe për fshehje pasurie dhe mos deklarim te ardhurash.


