Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria me ritme të shpejta drejt BE”, eksperti: Në tetor mund të hapen dhe dy grupkapitujt e fundit

schedule17:23 - 22 Maj, 2025

schedule 17:23 - 22 Maj, 2025

Eksperti i çështjeve të BE-së, Genti Xhaxhiu, tha në emisionin “Balkan Update” në ABC News se Shqipëria po përparon me një ritëm të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit evropian, duke u renditur ndër vendet me ecurinë më të shpejtë në këtë drejtim.

“Ritmi në të cilën ka hyrë progresi i negociatave të Shqipërisë është i paprecedentë. Shqipëria po ecën me ritme shumë të shpejta, të cilat mund të krahasuar vetëm me Bullgarinë apo Rumaninë. Në një hark kohor më pak se një viti Shqipëria ka hapur 4 grupkapituj. Unë mendoj se në tetor Shqipëria do të hapë dhe 2 grupkapitujt e fundit. Pra kjo tregon një shpejtësi të paprecedentë. Është një sinjal i qartë që vendet e BE i japin Ballkanit në përgjithësi, por dhe Evropës Juglindore se zgjerimi është duke ecur,”  u shpreh Xhaxhiu.

Ai theksoi se, përveç datës së negociatave, fokusi kryesor i vendeve duhet të mbetet te thellimi i reformave dhe përafrimi me standardet e BE.



“Është e rëndësishme që vendet të mos hapin fokusin e reformave dhe të ngatërrohen vetëm me datën. Data është datë! Unë mendoj se Shqipëria do i mbyllë negociatat deri në vitin 2027, por vendet duhet të fokusohen tek reformat,” tha ai.

Në vijim të analizës, Xhaxhiu renditi sfidat teknike dhe strukturore që Shqipëria duhet të përballojë në fazat e mëtejshme të integrimit.

“Janë 7 kapitu ku 5-6 janë të vështirë për t’u negociuar dhe për të arritur standardet e BE. Megjithatë ka një hendek për nevojën për të përputhur rregullat me standardet e BE. Ka një nevojë që të përputhet më tej legjislacioni shqiptar me akcizat dhe digjitalizimin apo tatimet me legjislacionin e BE-së. Duke lehtësuar taksimin doganor, sepse në fund të fundit tregu i BE është tregu i unionit, ku mallrat kalojnë lirshëm dhe shpejt. Por, kjo rrit dhe përgjegjësinë sepse produktet që hyjnë dhe dalin duhet të plotësojnë të gjitha standardet. Sot në Bruksel vendosen këto piketa që vendi ynë duhet të plotësojë “detyrat e shtëpisë” për të hyrë në BE”, përfundoi eksperti.

Ndërkohë këtë të enjte Shqipëria çel në Bruksel grupkapitullin e tretë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!