I dënuar në Itali, arrestohet dibrani që fshihej prej 10 vitesh në Shijak

schedule08:58 - 25 Tetor, 2021

schedule 08:58 - 25 Tetor, 2021

Blerim Troca, nga Dibra është arrestuar nga policia pasi prej 10 vitesh kërkohet nga Interpoli dhe Tims. ABC mëson se ai është arrestuar në Shijak ku qëndronte i fshehur prej 10 vitesh.

Troca ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykata e Santa Maria në Itali për “marrëdhënie me dhunë me të mitur”.

Tashmë pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit italian, ku do të vuajë dënimin e vendosur nga togat e zeza në Itali. /Abcnews.al