I dënuar me 9 vite burg për trafik droge, kapet 40 vjeçari në Fier

schedule10:20 - 6 Janar, 2021

schedule 10:20 - 6 Janar, 2021

Policia e Fierit ka vënë në pranga një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me me 9 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i plotë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al