I dënuar me 10 vite burg për trafikim narkotikësh, arrestohet 48-vjeçari në Mirditë

schedule12:49 - 24 Shtator, 2020

schedule 12:49 - 24 Shtator, 2020

Është vënë në pranga në Mirditë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike.

Njoftohet se Viktor Lekgegaj u arrestua me finalizimin e  operacionit policor i koduar “Streha e fundit”, në në fshatin Perlat i Epër.  Ai është i dënuar me 10 vite burg në vitin 2019 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë , ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë. s.b/abcnews.al/