I dënuar me 10 vite burg në Gjermani, kapet 47 vjeçari kosovar në Morinë

schedule17:59 - 2 Qershor, 2020

schedule 17:59 - 2 Qershor, 2020

Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një 47 vjeçar nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, është ndaluar shtetasi me iniciale H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Kapja, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë Kufitare, me rihapjen e kufijve, kanë marrë masa duke shtuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit./abcnews.al