Një video prekëse është bërë virale në rrjete sociale, ku një burrë kërcen para spitalit për të sjellë sadopak gëzim për djalin e tij që vuan nga leuçemia. Aiden, 14 vjeç, u diagnostikua me leuçemi akute limfocitare në fillim të pandemisë dhe për shkak të kufizimit të numrit të vizitorëve pranë tij qëndron vetëm e ëma, sipas Metro Online.
Në përpjekje për ta bërë të birin të lumtur, Chuck kërcen çdo javë para spitalit, ndërsa Aiden përkundër sëmundjes e shoqëron atë duke kërcyer nga dhoma e tij. Nëna e tij thotë se kjo është e vetmja mënyrë që të qëndrojnë afër njëri-tjetrit gjatë kësaj kohe të vështirë.
Videoja është shpërndarë nga Qendra spitalore e fëmijëve në Teksas, teksa shkruan: “Për shkak të kufizimeve të vizitave, vetëm një prind ose kujdestar lejohet të hyjë në qendrën mjekësore për çdo pacient. Çdo të martë ndërsa nëna e Aiden bashkohet me të në klinikën për trajtimin e kancerit, ndërsa babai i tij, Chuck, qëndron jashtë dhe vallëzon për të ngritur humorin e Aiden.” xh.d/abcnews.al


