Hyrja në parlament dhe e ardhmja në krye të PD-së, Basha: Do mbledhim provat, pastaj flasim

schedule19:09 - 4 Maj, 2021

schedule 19:09 - 4 Maj, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke zhvilluar këtë pasdite takim me deputetët e rinj dhe kandidatët jo fitues të 25 prillit.

Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije për gazetarin Juxhin Mustafaraj se Basha iu ka komunikuar deputetëve edhe skenarët sesi do të vijojnë më tej.

Lexo edhe: Basha takon deputetët: Sollëm një arritje të madhe, PD u bë më e fortë se kurrë

Kryedemokrati ka deklaruar se fillimisht do të përfundojnë procesin e mbledhjes së provave për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore dhe më pas do të flasin me forumet për hapat e ardhshëm, duke nënkuptuar këtu hyrjen në parlament apo edhe çështjen e kryetarit.

“Ne duhet të përfundojmë gjithë procesin e mbledhjeve te fakteve për masakrën elektorale në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj do të flasim me forumet përkatëse për hapat e ardhshëm,” ka thënë Basha.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar demokratëve të vijojnë me të njëjtën ritëm punën e tyre. Kryedemokrati ka theksuar se do të luftojnë deri në fitore, duke shtuar se fushata e tyre nuk ka mbaruar. Basha ka bërë edhe njëherë të ditur se do të rinisë turet në terren duke takuar qytetarët. g.v/abcnews.al