Hyn në fuqi ligji për amnistinë për separatistët katanalas

schedule15:18 - 11 Qershor, 2024

schedule 15:18 - 11 Qershor, 2024

Ligji i amnistisë për separatistët katalanas, të cilët bënë përpjekje për tu shkëputur në vitin 2017, hyri në fuqi në Spanjë, ku zbatimi i tij do të jetë në duart e gjyqtarëve.

Masa e diskutueshme, e cila pritet të lejojë liderin e atëhershëm separatist Carles Puigdemont të kthehet në Spanjë pas gjashtë vitesh në mërgim në Belgjikë, u botua sot në fletoren zyrtare për të hyrë në fuqi menjëherë.

Ky ligj, i cili u miratua më 30 maj, tashmë pritet të zbatohet nga gjyqtarët brenda dy muajve.

Gjyqtarët, shumë prej të cilëve janë kundër kësaj mase, kanë gjithashtu mundësinë e apelimit në Gjykatën Kushtetuese spanjolle ose në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

“Një betejë e re po fillon,” shkroi në X Jordi Tourul, sekretari i përgjithshëm i partisë “Së bashku për Kataloninë” të Carles Puigdemont.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!