Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid në portin e Vlorës, si paraqitet situata

schedule09:52 - 6 Shtator, 2021

schedule 09:52 - 6 Shtator, 2021

Masat e reja kundër koronavirusit që hynë në fuqi ditën e sotme janë implementuar mëngjesin e sotëm edhe në portin e Vlorës ku kanë hyrë 68 pasagjerë.

Mes pasagjerëve ka pasur shqiptarë por edhe italianë që vijnë me pushime apo studime.



Nga autoritetet e kufirit bëhet e ditur se në këtë ditë të parë të zbatimit të masave vetëm 4 shtetas shqiptarë rezidentë në Shqipëri nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm e si rrjedhojë kanë plotësuar formularin më të dhënat, për t’ju nënshtruar karantinimit.

Në portin e Vlorës kryhet vetëm matja e temperaturës dhe nuk ka teste të shpejta. Ndërsa, më herët, agjencitë kanë publikuar në strukturat e tyre në Itali rregullat e reja për të informuar qytetarët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!