Mesfushori brazilian i Vllaznisë, Hygor, shënoi një gol shumë të bukur në atë fitore 2-0 të ekipit shkodran kundër Flamurtarit. Pas ndeshjes, Hygor foli për Supersport, aty ku u shpreh: “Jam shumë i lumtur, kisha shumë emocione.
Faleminderit Zotit që më ndihmoi të bëj një gol shumë të bukur. Dua të falënderoj familjen në Brazil, të gjithë njerëzit, tifozë të Vllaznisë, që më kanë dhënë shumë forcë.
Merkato? Te Vllaznia shoh një grup shumë të mirë, futbollistë që kanë shumë kualitet dhe që do të arrijnë një pozicion edhe më të mirë në kampionat”, përfundoi Hygor./abcnews.al