Humbja ndaj Barcelonës shkakton dëme, Valencia shkarkon trajnerin

schedule12:58 - 3 Maj, 2021

schedule 12:58 - 3 Maj, 2021

E djeshmja ndaj Barcelonës duket se ka qenë e destinuar të jetë e fundit për Javi Gracia si trajner i Valencias. Katalanasit mundën të fitojnë me shifrat 2-3 pas një ndeshje të vështirë dhe bashkë me tre pikët e marra, shkaktuan dëme te kundërshtarët.

E djeshmja ishte ndeshja e gjashtë pa fituar për Valencian, duke humbur terren në rendirtje dhe mos siguruar ende qëndrimin në La Liga për sezonin e ardhshëm.

Forma e dobët e ekipit ka sjellë një mbledhje urgjente të drejtuesve mëngjesin e sotëm, ku është vendosur shkarkimi i Gracia pas 8 muajsh nga emërimi i tij.

NJOFTIMI – Valencia njofton shkarkimin e Javi Gracia si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron t’ju falënderojë publikisht për punën dhe përkushtimin tuaj gjatë këtyre muajve në krye dhe ju uron sukseset më të mira për të ardhmen. Salvador González ‘Voro’ do të drejtojë ekipin e parë në baza provizore. /abcnews.al