Koronavirusi ka marrë një tjetër mjek në Kosovë. Anestezisti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Sylejman Dulla ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.
“ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë. Ngushëllime familjes Dulla, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan për shumë vjet me të. Do ta përkujtojmë çdoherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë”, thuhet në njoftim.
Koronavirusi ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri dhe Kosovë ka marrë shumë mjekë në krye të detyrës, në vijën e parë të zjarrit me rrezikun nga sëmundja./ db/Abcnews.al



