Humbi kontrollin nga shpejtësia dhe ra 25 metra në greminë, si ndodhi aksidenti që i mori jetën 24-vjeçarit

schedule22:59 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 22:59 - 31 Dhjetor, 2022

Orët e fundit të vitit 2022 kanë kanë shënuar një aksident të rëndë me një humje jete në aksin Bulqizë – Maqellarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35.

Lexo edhe: Humb kontrollin e mjetit, vdes 24-vjeçari në Bulqizë

24-vjeçari Yllson  Tasha ka qenë duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rrethrrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh mjeti “Fiat Panda” ka rënë rreth 25 m në greminë dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.

Drejtuesi i mjetit Yllson Tasha 24 vjeç, ka ndërruar jetë nga goditjet dhe plagët e marra.

Dyshohet se 24 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë. Policia është ende në vend ngjarje për të kryer veprimet hetimore./Abcnews.al/